Çoçaj priti në takim kryetarin e Odës së Avokatëve, Behar Ejupi

Prishtinë | 31 Gus 2020 | 13:51 | Nga Ekonomia Online

Kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovë (KGjK), Skender Çoçaj, priti në takim kryetarin e Odës së Avokatëve të Kosovës (OAK), Behar Ejupi dhe nënkryetarin Naim Rudari, me të cilët ka diskutuar rreth gjendjes aktuale të Pandemisë COVID-19, si dhe mundësive të shtimit të aktiviteteve gjyqësore.

Kryesuesi Çoçaj, tha se është shumë me rëndësi vazhdimi i punës në sistemin gjyqësor, mirëpo duhet gjetur mënyrën, modalitetin për të punuar edhe me rrezikun e Pandemisë, pasi që është interes i përgjithshëm të punojmë me intensitet më të madh edhe në kohë pandemie.

“Ne si Këshill, jemi të gatshëm që të ofrojmë bashkëpunim dhe përkrahje sa më të madhe për arritjen e objektivave të përbashkëta, me qëllim të përmirësimit të funksionimit të sistemit të drejtësisë në Kosovë”, tha Çoçaj.

Kryetari Ejupi, falënderoi kryesuesin për mbështetje, ndërsa theksoi nevojën për bashkëpunim me qëllim të avancimit të funksionimit të sistemit të drejtësisë në kohë pandemie.Të dy bashkëbiseduesit diskutuan që të rrisin bashkëpunimin drejt shtimit të aktiviteteve gjyqësore në pajtim me masat mbrojtëse të pandemisë, me qëllim të arritjes së synimeve të përbashkëta.    

Të ngjashme