Cole: Ibrahimovic ka dy personalitete të ndryshme, dallon para mediave dhe miqve

Prishtinë | 09 Sht 2021 | 20:42 | Nga Ekonomia Online

Ish-bashkëlojtari i Zlatan Ibrahimovic te LA Galaxy, Ashley Cole, ka thënë se sulmuesi veteran ka dy personalitete dhe ka shpjeguar pse ka ndodhur ndryshim i tij para mediave.

Futbollisti i dikurshëm anglez ka luajtur me 39-vjeçarin gjatë qëndrimit në Los Angeles në vitet 2018 dhe 2019.

Cole ka folur për kohën e kaluar bashkë me Ibran në MLS duke thënë se sulmuesi i Milanit ka qenë shumë i sinqertë me bashkëlojtarët e tij.

“Ai i ka dy personalitete, me neve në zhveshtore ka qenë brilant, i qetë, shumë i përulur, por për mediat ishte zot”.

“Kishte momente kur vinte në zhveshtore dhe ua bënte me dijë njerëzve për prekjet e dobëta, iu thoshte nuk mund të vraposh, je shumë i ngadalshëm, por para mediave personaliteti i tij ndryshonte”, ka treguar 40-vjeçari për A League of Their Own.

Anglezi ka qenë kapiteni i LA Galaxy dhe ka treguar se Ibra një herë ishte konfrontuar me të.

“Një herë e provoi, i ngriti duart në ajër. Dhe unë i thashë: ‘Uli duart poshtë, jam shumë serioz, sinqerisht. Thashë: ‘Mund të kesh të drejtë, por uli duart’”, ka rrëfyer Cole.

Në vitin 2019, ish-mbrojtësi i Arsenalit dhe Chelseat u pensionua pasi ishte kthyer në Angli te Derby County, ndërsa Ibrahimovic vazhdon të luajë. /Telegrafi

Të ngjashme