Cole, lideri i Pontes dhe Superligës së Kosovës

Prishtinë | 17 Tet 2018 | 09:47 | Nga Ekonomia Online

Plejmejkerit amerikan Elliott Cole i kanë mjaftuar tri ndeshje në katër xhirot e para për t’u dëshmuar lider i Ponte Prizrenit, ekip debutues në Superligë.

Në të vërtetë, Cole (180 cm) nuk po tregohet vetëm lider i ekipit prizrenas, por i gjithë Superligës.

Cole i prin listës së koshashënuesve dhe të asistuesëve, me 30.3 pikë për ndeshje dhe tetë asistime. Në ndeshjen e fundit, Cole shënoi gati gjysmën e pikëve në fitoren e Ponte Prizrenit ndaj Golden Eagle Yllit.

Ndeshja përfundoi me shifrat 89:77 në të mirë të Pontes, kurse Cole ndeshjen e mbylli me 42 pikë, ku pati dhjetë trepikësha nga 16 tentime. Ai ka vetëm tri ndeshje të zhvilluara, pasi në duelin kundër Boreas mungoi shkaku i lëndimit.

Për amerikanin ky është rekord personal, si për numrin e pikëve ashtu edhe për treshet e shënuara në një ndeshje. Ai po e luan edicionin e tij të dytë në Evropë. Edicionin e shkuar për një periudhë ishte pjesë e ekipit nga Lituania, Vytis.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme