Çollaku priti ambasadorin e ri italian

Prishtinë | 26 Kor 2016 | 11:58 | Nga

Ministri për Integrim Evropian Bekim Çollaku priti në takim Ambasadorin e ri të Italisë në Kosovë, Sh. T.  Piero Cristoforo Sardi.

Ministri Çollaku i uroj mirëseardhje Ambasadorit Sardi dhe falënderoi për mbështetjen që Italia i ka ofruar Kosovës në procesin e shtet-ndërtimit dhe procesit të Integrimit të Kosovës në Bashkimin Evropian, duke shprehur bindjen se kjo përkrahje do të rikonfirmohet edhe në procesin e vendimmarrjes për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës.

Gjithashtu, ministri Çollaku e informoi Ambasadorin Sardi rreth agjendës së reformave me fokus në zbatimin e obligimeve të cilat rrjedhin nga Marrëveshja e Stabilizim-Asociimit.

Ndërkaq, ambasadori i Italisë në Kosovë, Sh. T. Piero Cristoforo Sardi konfirmoi gatishmërinë e qeverisë Italiane për forcimin e bashkëpunimit bilateral me Kosovën, me fokus në rritjen e prezencës së investitorëve italianë në Kosovë.

Të dy bashkëbiseduesit vlerësuan se përkundër sfidave të brendshme me të cilat po ballafaqohet Bashkimi Evropian, perspektiva evropiane e vendeve të Ballkanit Perëndimor mbetet e palëkundur, gjë e cila është konfirmuar edhe në Samitin e Parisit në mes të BE-së dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor.

çollaku i 1

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme