Comodita, adresa e re e ndërkombëtarve në Kosovë

Prishtinë | 08 Kor 2021 | 10:01 | Nga Ekonomia Online

Fabrika e dyshekëve “Comodita” është listuar si fabrika e dytë më e madhe në botë për eksportimin dhe prodhimin e dyshekëve, derisa pritet ta vazhdojë rritjen e saj duke dyfishuar kështu kapacitetet si në objekt edhe në numrin e punëtorëve.

Ditë më parë kjo fabrikë u vizitua nga këshilltarët e ish-presidentëve amerikanë, Ed Rogers dhe Douglas Lute, por edhe nga ambasadori i Norvegjisë në Kosovë Jens Erik Grondahl, eurodeputeti Peter Beyer, si dhe një delegacion deputetësh austriakë të cilët u mahnitën me punën dhe me kushtet e kësaj kompanie.

“Kanë ardhur dhe janë befasuar me atë që kanë parë në hapësirat tona punuese ku kemi marrë shumë komplimente”, tha për Klan Kosova Granita Bunari, Drejtoresha Operative në “Comodita”.

Deri në vitin 2022 kjo fabrikë pritet që ta zgjerojë hapësirën punuese nga 100 mijë metra katrorë sa është tash në 200 mijë metra katrorë dhe po ashtu ta shtojë numrin e punëtorëve nga dy mijë në katër mijë.

E kapacitetet prodhuese në këtë fabrikë janë mjaft të mëdha.

“Për momentin i kemi pesë mijë dyshekë, tre mijë topera dhe prodhimi i shpuzës mbërrin në 150 mijë ton”, tha Artan Kasapolli, Udhëheqës në Departamentin Teknik të “Comoditës”.

Sukseset e Comoditës nuk kanë të ndalur.

“Vetëm sa na erdhi një lajm që na është pranuar një produkt i ri të cilin e kemi punuar disa ditë më parë”, shtoi Kasapolli.

Kushtet në këtë kompani janë duartrokitur nga ndërkombëtarët dhe nga të gjithë vizitorët e tjerë, pasi posedon standarde evropiane.

Punëtorët e kësaj kompanie po ashtu janë shumë të kënaqur me trajtimin që i bëhet atyre.

“Punëtorët trajtohen në mënyrën më të mirë, nuk ka ku shkon më mirë”, tha njëra nga punëtorët e kësaj kompanie.

(Artikull i sponsorizuar)

Të ngjashme