Conte: Më parë zhvendoset katedralja Duomo nga Milani se Messi nga Barcelona

Prishtinë | 29 Kor 2020 | 13:17 | Nga Ekonomia Online

Messi në Inter?…Joooo!…Me lehtë të lëvizet nga vendi katedralja më e njohur në Milan, Duomo, sesa Messi nga Barcelona.

Kështu u shpreh të martën mbrëma trajneri Antonio Conte, kur u pyet për mundësitë e ardhjes së lojtarit më të mirë në botë, te klubi zikaltër.

Spekulimet për një kalim të mundshëm të Messit në Inter u shtuan kur një foto e argjentinasit u projektua në murin e kishës katedrale Duomo di Milano, pak para ndeshjes që klubi në fjalë e zhvilloi me Napolin, e të cilen e fitoi 2 me 0.

Mediat spekuluan se prapa këtij veprimi qëndrojnë pronarët e klubit nerazur.

Por, Conte hodhi ujë të akullt në zjarr kur insistoi se kjo nuk ka gjasa të ndodh.

“Do të jetë më lehtë të lëvizet Duomo sesa të sillet Messi në Inter”, tha ai pas ndeshjes me Napolin, kur iu kërkua të përgjigjet në pyetjen se ‘a më parë e merr Messin, apo katër lojtarë tjera që kushtojnë nga 50 milionë euro?’, përcjellë klankosova.tv. “Mendoj se të dyja këto opsione janë goxha ta pamundura”.

Edhe shefi ekzekutiv i Interit, Giuseppe Marotta tha ditë më parë se ardhja e argjentinasit në Milano është asgjë tjetër pos një fantazie futbollistike.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme