Menaxheri italian, Antonio Conte, ka hedhur poshtë ofertën për ta menaxhuar klubin Tottenham.
Trajneri aktual, Mauricio Pochettino, është i interesuar t’i bashkohet skuadrës Real Madrid apo Manchester United, shkruan Goal, transmeton Klan Kosova.
Ndërsa kryetari i Spurs, Daniel Levy, i ka ofruar Antonio Contes 10 milionë euro për sezon për ta drejtuar klubin.
Mirëpo Conte ka vendosur ta refuzojë këtë ofertë për shkak se Spurs kanë një histori të keqe në investimin e lojtarëve të rinj.