Coronavirusi, Basha: S’është koha për panik, por për masa të shpejta

Prishtinë | 09 Mar 2020 | 14:32 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Partisë Demokratike të Shqipërisë, Lulzim Basha, ka reaguar pas konfirmimit të dy rasteve të prekura nga koronavirus në Shqipëri.

“Asnjë vend nuk është imun ndaj rrezikut të koronavirusit, dhe tani që kemi rastet e para të konfirmuara edhe në Shqipëri, është më e rëndësishme se kurrë që të gjithë të reagojmë me kujdes dhe me përgjegjshmëri”.

“Të gjithëve do na duhet të bëjmë sakrifica në mënyrë që të luftojmë përhapjen e virusit: të kujdesemi shumë për higjenën tonë personale, të kufizojmë udhëtimet dhe nëse nuk ndihemi mirë të rrimë në shtëpi. Sot nuk është koha për panik, por për masa të shpejta dhe të vendosura”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme