Coronavirusi bllokon Italinë

Prishtinë | 10 Mar 2020 | 08:41 | Nga Ekonomia Online

Italia dhe 60 milionë banorët e saj janë vendosur nën bllokadë, njoftoi të hënën Kryeministri Giuseppe Conte, si pjesë e një serie masash gjithëpërfshirëse karantine që synojnë të përmbajnë shpërthimin.

Rajoni i veriut i Lombardisë dhe 14 provincat e tjera tashmë janë vendosur në bllokadë- por ky dekret i ri do t’i shtrijë kufizimet në të gjithë vendin, pasi virusi vazhdon të përhapet në të gjithë Italinë dhe Evropën kontinentale.

Masat drastike përfshijnë kufizime të udhëtimit, ndalesë për të gjitha ngjarjet publike, mbylljen e shkollave dhe hapësirave publike siç janë kinematë, dhe pezullimin e shërbimeve fetare përfshirë funeralet ose dasmat.

Për të zbatuar ndalimin e lëvizjes, policia ushtarake, policia hekurudhore dhe punonjësit e shëndetësisë po kryejnë kontrolle në vendet e transportit si autostradat dhe stacionet e trenave, raporton CNN.

Ky bllokim paraqet përgjigjen më të ashpër ndaj koronavirusit që do të zbatohet jashtë territorit të Kinës ndaj virusit.

Deri më tani, Italia ka 9.172 raste dhe 463 vdekje – shumica e çdo vendi jashtë Kinës.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme