Kriza e koronavirusit e ka detyruar Real Madridin që tani të planifikojë sezonin e ardhshëm.
Më së shumti do të ndikojë në stol, sipas AS, të ndodhë çfarë të ndodhë këtë verë, luhet apo jo Liga e Championsi, Zidane do të jetë trajner edhe për vitin e ardhshëm, sezonin 2020/21.
Plani ka qenë që të pritet dhe të shikohet se çfarë po ndodh deri në fund të sezonit. Nëse Reali do të fitonte La Ligën, Zidane do të qëndronte, në të kundërtën, ai do të largohej, sidomos tani që Mauricio Pochettino është i lirë pas shkakrkimit nga Tottenhami.
Sido që të jetë, gjërat kanë ndryshuar për shkak të koronavirusit, pasi sezoni s’do të përfundojë deri në fund të qershorit, kohë e papërshtatshme për ta shkarkuar trajnerin dhe emëruar një tjetër ndërsa nëse nuk luhet më hiq La Liga, sërish s’ka se si të vlerësohet puna e Zidane çka do të thotë se tekniku francez është rrugës për të kompletuar kontratën deri më 2022.
AS shkruan se Zidane tashmë ka nisur të përgatitet për sezonin 2020.21, do të ketë vërtetë shumë largime dhe disa afrime.
Zidane nuk llogarit për projektin e tij lojtarë si James, Odriozola, Brahim, Jovic, Mariano dhe Bale, që të gjithë ka mundësi të largohen.
Është duke shqyrtuar mundësia që të rikthen të paktën gjysmë e të huazuarve si; Lunin, Achraf, Reguilón, Óscar Rodríguez, Odegaard, Ceballos, Kubo dhe Borja Mayoral.
Paul Pogba dhe Kylian Mbappe, janë dëshirat më të mëdha të Zinedine Zidane që do të mundohet në një apo tjetër mënyrë, t’i transferojë në “Santiago Bernabeu”.
Pra me një fjalë, koronavirusi e shpëton Zidanen, derisa po merr mijëra jetë ky armik i padukshëm që ka pushtuar gjithë botën.