Coronavirusi, mbi 7 mijë vdekje në Gjermani

Prishtinë | 07 Maj 2020 | 11:58 | Nga Ekonomia Online

Më shumë se 7 000 njerëz në Gjermani kanë vdekur nga simptomat që lidhen me Coronavirus, sipas qendrës së vendit për kontrollin e sëmundjeve.

Të dhënat e lëshuara të mërkurën treguan për 123 vdekje të reja nga Covid-19, duke e çuar numrin e përgjithshëm në 7 119, sipas Institutit Robert Koch.

Instituti gjithashtu regjistroi një rritje të infeksioneve të reja prej 1.284, ndërsa 2.500 u shëruan nga sëmundja në të njëjtën periudhë kohore, raporton CNN.

Të mërkurën, kancelarja gjermane Angela Merkel deklaroi se Gjermania e ka kaluar fazën e parë të pandemisë dhe njoftoi një lehtësim të kufizimeve të vendosura për të parandaluar përhapjen e virusit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme