Coronavirusi në Shqipëri, tri viktima dhe 1054 raste të reja në 24 orët e fundit

Prishtinë | 31 Gus 2021 | 18:27 | Nga Ekonomia Online

Tre persona me COVID-19 kanë vdekur në 24 orët e fundit në Shqipëri, në ndërkohë janë konfirmuar edhe 1054 raste të reja nga 7256 testime të kryera.

Janë shëruar 469 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 133,801 që nga fillimi i pandemisë.

Aktualisht janë 10,088 pacientë aktivë me COVID-19 në të gjithë Shqipërinë.

Në Spitalin Infektiv po marrin trajtim 96 pacientë, nga të cilët 18 janë në gjendje më të rënduar.

Ministria e Shëndetësisë atje i bën apel qytetarëve që të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe njerëzit e afërt dhe për të frenuar përhapjen e virusit të rrezikshëm.

Statistika (31 Gusht 2021)

Raste të reja ditore 1054

Të shëruar në 24 orë 469

Të shtruar në spitale 96

Humbje jete në 24 orë 3

Testime ditore 7,256

Testime totale 1,047,380

Raste pozitive 146,387

Raste të shëruara 133,801

Raste Aktive 10,088

Humbje jete 2,498

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 3,638

Shkodër 1,789

Vlorë 908

Durrës 778

Fier 695

Lezhë 567

Elbasan 497

Berat 352

Gjirokastër 281

Korçë 254

Dibër 169

Kukës 160

Të ngjashme