Coronavirusi rrezikoi 59 milionë vende pune në shtetet evropiane

Prishtinë | 20 Pri 2020 | 16:50 | Nga Ekonomia Online

Kompania këshilluese ndërkombëtare McKinsey, ka njoftuar se koronavirusi i ri (COVID-19) ka kërcënuar 59 milionë vende pune në shtetet evropiane.

McKinsey&Company, e cila ofron shërbime këshilluese për kompani të ndryshme dhe institucione publike, ka publikuar një studim mbi ndikimin e COVID-19 për punësimin në Evropë.

Kompania theksoi se COVID-19 është një krizë e shëndetit publik dhe se masat e marra kundër epidemisë kanë shkaktuar pasoja të rënda për bizneset dhe punonjësit dhe ka shkaktuar dëme në ekonomi.

Studimi, i cili zbuloi se bizneset kishin vështirësi në përmbushjen e detyrimeve të tyre financiare duke ndalur aktivitetin ekonomik në shumë sektorë, zbuloi se shumë kompani janë duke vlerësuar ndryshimet e fuqisë punëtore për shkak të pasigurisë.

“Ne vlerësojmë se kriza e COVID-19 ka kërcënuar rreth 59 milionë vende pune në Evropë”, tha McKinsey.
Ata besojnë se miliona punëtorë në Evropë mund të përballen me punë me kohë të pjesshme, pushime papagesë ose pushime nga puna.

Ata gjithashtu thonë se epidemia në muajt e ardhshëm mund të dyfishojë shkallën e papunësisë në Evropë. Më së shumti mund të preken punëtorët e shërbimit.

Të ngjashme