Coronavirusi zvogëlon ndotjen e ajrit – qytetet e Evropës të pastra

Prishtinë | 30 Mar 2020 | 09:16 | Nga Ekonomia Online

Ndotja e ajrit është zvogëluar në zonat urbane në të gjithë Evropë, kjo pas bllokadës për të luftuar koronavirusin.

Këtë e treguan disa imazhe të reja satelitore të hënën, por ekspertët paralajmëruan se banorët e qytetit ishin akoma më të prekshëm nga epidemia Covid-19, shkruan Reuters.

Qytetet si Brukseli, Parisi, Madridi, Milan dhe Frankfurti treguan ulje të niveleve mesatare të dioksidit të azotit të dëmshëm gjatë 5-25 marsit, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, sipas pamjeve satelitore Sentinel-5.

Kjo përkon me bllokimet në shumë vende evropiane që kanë frenuar transportin rrugor – burimi më i madh i oksideve të azotit – si dhe ngadalësimi i  prodhimit në fabrikat që lëshojnë gaz.

Imazhet e reja, të publikuara nga Agjensia Evropiane e Hapësirës (ESA) dhe të analizuara nga Aleanca Evropiane e Shëndetit Publik (EPHA), tregojnë densitetin në ndryshim të dioksidit të azotit.

Të dhënat nga Agjencia Evropiane e Mjedisit (EEA) treguan një trend të ngjashëm gjatë 16-22 Mars. Në Madrid, nivelet mesatare të dioksidit të azotit u ulën me 56% kjo pasi qeveria spanjolle ndaloi udhëtimet jo thelbësore në 14 Mars.

EPHA tha që njerëzit që jetojnë në qytete të ndotura mund të jenë më të rrezikuar nga COVID-19, sepse ekspozimi i zgjatur ndaj ajrit të keq mund të dobësojë sistemin imunitar, duke e bërë më të vështirë luftimin e infeksionit.

Kina gjithashtu regjistroi një rënie të ndotjes së dioksidit të azotit në qytete gjatë muajit shkurt, kur qeveria vendosi masa bllokuese drakoniane për të përmirësuar epideminë e tërbuar.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme