Portieri i Real Madrid dhe i kombëtares së Belgjikës, Thibaut Courtois, po vazhdon të zgjerojë aktivitetin e tij jashtë fushës së lojës.
Sipas raportimeve nga mediat belge, Courtois është rikthyer pranë klubit ku u formua si futbollist, KRC Genk, duke u përfshirë në projektet e tij si investitor. Gardiani belg e ka konsideruar gjithmonë Genkun si pikën e nisjes së karrierës së tij dhe tashmë dëshiron të kontribuojë edhe jashtë fushës, transmeton Klankosova.tv.
Courtois ka nisur prej kohësh investime në sport, duke u bërë aksionar edhe në klube të tjera evropiane përmes kompanisë së tij investuese. Vetëm gjatë vitit 2026 ai është përfshirë në projekte te Le Mans FC dhe CD Extremadura.
Rikthimi i tij te Genku, këtë herë në rolin e investitorit, shihet si një hap i rëndësishëm për lidhjen e vazhdueshme mes njërit prej portierëve më të mirë në botë dhe klubit që e nxori në skenën e futbollit evropian.