Portieri i Chelsea-s, Thibaut Courtois, do të presë deri në përfundim të Kupës së Botës, që ta vendosë të ardhmen e tij, por e ka pranuar që dëshiron të kalojë më shumë kohë me fëmijët e tij, të cilët jetojnë në Madrid.
Spekulimet kanë vazhduar të qarkullojnë rreth Courtois, i cili ka kontratë në “Stamford Bridge” deri më 2019, dhe ai është lidhur me një transferim te Real Madridi.
Courtois më herët kishte folur që zemra e tij përket në Madrid, ku edhe jeton familja e tij, ndërkaq e ka përmendur prapë rëndësinë që të kalojë kohë me fëmijët e tij pas fundit të Kupës së Botës.