Thibaut Courtois e ka refuzuar mundësinë e kalimit te Manchester United si pjesë e marrëveshjes që parasheh kalimin e David de Geas te Real Madridi, sipas The Sun.
Portieri i Real Madridit dhe i Belgjikës dëshiron që të mbetet në “Santiago Bernabeu” pasi iu bashkua këtij klubi nga Chelsea verën e kaluar, pavarësisht se u hoq nga Zinedine Zidane në favor të Keylor Navas, thotë Goal.
Courtois thuhet se e preferon idenë e kalimit në Paris Saint-Germain, në qoftë se i duhet që të largohet nga kampioni botëror.