Coutinho paguan 15 milionë euro nga xhepi, vetëm për t’u transferuar në Barcelonë

Prishtinë | 06 Jan 2018 | 10:44 | Nga

Sipas asaj që raporton Mundo Deportivo, Philippe Coutinho është gati të paguajë 15 milionë euro nga xhepi i tij që largohet nga Liverpooli për t’u transferuar te Barcelona.

Raportohet se braziliani tashmë ka refuzuar oferta luksi, veçohen ato të Real Madridit e Paris Saint-Germainit, pasi dëshiron të transferohet në “Camp Nou”.

Liverpool tashmë ka rritur çmimin pas lëshimit të Nike për 25 vjecarin.

“Aty ku ndodh magjia. Coutinho është tashmë i përgatitur të impresionojë në Camp Nou. Merreni fanellën e Barcelonës 2017/18 me emrin e magjikut. Bëjeni tuajën falas deri me 6 janar”, kishte shkruar Nike në faqen zyrtare.

Sido që të jetë, mësohet se oferta e re e Barcelonës ka shkuar deri në 160 milionë euro.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme