Philippe Coutinho raportohet se është duke u përgatitur që të mos luajë për Liverpoolin nëse klubi nuk e shet te Barcelona.
25-vjeçari besohet se me çdo kusht dëshiron kalimin te gjiganti spanjoll që së fundmi ka arkëtuar 220 milionë euro nga shitja e Neymarit te Paris Saint-Germaini dhe është në kërkim të zëvendësuesit të tij.
Javën e kaluar Liverpooli insistoi se braziliani nuk do të shitet, por anësori është duke detyruar shitjen te Barça.
Mundo Deportivo raporton se Coutinho nuk do të luajë as një ndeshje për Liverpoolin këtë sezon, edhe nëse atij nuk i ofrohet mundësia që të përfshihet në përfaqësuesen e Brazilit për Botërorin “Rusia 2018”.