Covid-19, Rusia raporton rekord ditor të viktimave dhe rasteve të reja

Prishtinë | 17 Tet 2021 | 15:40 | Nga Ekonomia Online

Rusia raportoi të sot numrin më të lartë të rasteve  ditore  me Covid-19, pasi situata me pandeminë po përkeqësohet në vend. Autoritetet raportuan rekordin ditor prej 34,303 rastesh.

Rekord ditur regjistruan dhe viktimat. Vetëm në 24 orë në Rusi humbën jetën mbi 1 mijë persona. Sa i përket imunizimit, në Rusi ëshhtë vaksinuar plotësisht kundër koronavirusit më pak se një e treta e popullsisë, raporton Euronews.

Por Kremlini nuk i është drejtuar një bllokimi kombëtar, për të shmangur pasojat në ekonomi, duke deleguar përgjegjësinë për kufizimet tek autoritetet lokale.

Në shumë qytete të mëdha, bizneset mbeten të hapura dhe jeta e përditshme vazhdon si zakonisht. Ndërsa zonat më të zhvilluara dhe të urbanizuara të vendit janë më të prekura nga epidemia, madje edhe rajoni i vogël i populluar siberian i Sakha dhe Chukotka në ekstremin verilindor kanë shkallë të lartë rastesh.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme