“Hajde te Juventus të lutem”..Këto janë mesazhet që po mbushin instagramin e Marcelos, yllit Brazilian të Real Madrid në këto ditë të nxehta të merkatos.
Miku më i madh i Cristiano Ronaldos kërkon ti bashkohet sa më shpejt shokut të tij dhe Juventus është gati ti plotësojë dëshirën.
Mediat spanjolle shkruajnë se operacioni është i vështirë por jo i pamundur.
Hapat e parë pritet ti hedhë vetë Marcelo i cili përmes agjentit të tij do ti kërkojë Perezit që të largohet, kuptohet jo në vlerën 400 milion euro sa c’thotë klauzola e tij por diku mes 50-60 milionë euro.
Në Torino raportohet se drejtuesit bardhezinj po monitorojnë situatën me kujdes në mënyrë që të jenë të përgatitur pasi një ardhje e mundshme e Marcelos do ti detyronte të shesin në kohë record Alex Sandron, me destinacion PSG.
Lexo edhe: