Boksieri amerikan i kategorisë gjysmëvelter, Terence Crawford, është bërë kampioni i parë i padiskutueshëm në katër versionet më të mëdha botërore, pas 12 vjetëve, duke nokautuar boksierin nga Namibia, Julius Indongo.
Kampioni i botës në versionet WBC dhe WBO, Crawford, qëlloi me një të majtë në trup në raundin e tretë duke nokautuar kështu Indongon, që kishte brezat e kampionit në versionet WBA dhe IBF, dhe duke u bërë njëherësh kampion i padiskutueshëm. Meçi u mbajt në Nebraska të SHBA-së.
Boksieri i kategorisë së mesme, amerikani Jermain Taylor, ka qenë boksieri i fundit që ka mbajtur të katër brezat e mëdhenj të botës në boksin profesionist (WBC, WBA, IBF dhe WBO). Këtë e kishte arritur së fundi në vitin 2005.
“Do të thotë çdo gjë për mua”, ka deklaruar Crawford, që është i pamposhtur në 32 meçet e tij të deritashme në boksin profesionist, duke i fituar 23 prej tyre me ndërprerje.