Janë dy çmime që çdo lojtarë ëndërron t’i fitojë gjatë karrierës, Champions League dhe Topi i Artë.
Përderisa shumë lojtarë e kërkojnë të parin, qoftë Ligën e Kampionëve apo Topin e Artë, Cristiano Ronaldo kërkon të kompletojë 10-shin perfekt. Askush më parë nuk e ka arritur këtë, të fitojë 5 Topa të Artë e 5 Champions League.
33 vjeçari do të kërkojë kundër Liverpoolit trofeun e 5-të të Ligës së Kampionëve, për tw shkruar gjithashtu histori pasi asnjë futbollist nuk e ka fituar kaq shumë këtë trofe në erën Champions League.
Që nga transferimi në Madrid, ai ka fituar 3 herë Ligën e Kampionëve dhe 4 herë Topin e Artë, nga dy pas moshës 30 vjeçare. Kurse te Manchester Unitedi e kishte fituar një Champions dhe një herë Topin e Artë.
Një gjë është e sigurt, Cristiano Ronaldo nuk do të ndalet edhe nëse e kompleton 10-shin magjik, ai do të kërkojë shumë e më shumë.