Cristiano Ronaldo është përsëri ylli më i paguar i futbollit, lë pas Messin dhe Neymarin

Prishtinë | 22 Sht 2021 | 14:12 | Nga Ekonomia Online

Cristiano Ronaldo është vendosur përpara Lionel Messit në listën e futbollistëve më të paguar, pasi kalimi i argjentinasit te PSG nga Barcelona i uli fitimet e tij.

Ronaldo dhe Messi janë aq të lidhur saqë ishte e pashmangshme që sulmuesi portugez do të përfundonte duke u kthyer në Manchester United vetëm disa javë pasi ylli argjentinas u largua nga Barça.

Në ditët e para të lëvizjeve të tyre, gjërat sigurisht që po shkojnë më mirë për Ronaldon, i cili ka shënuar katër gola në vetëm tre ndeshje, ndërsa Messi ende nuk e ka gjetur golin në tri ndeshje.

Një goditje tjetër ndaj gjashtë herë fituesit të Topit të Artë i ka ardhur portofolit të tij.

Sipas listës së fundit të Forbes për futbollistët më të paguar, 34-vjeçari ka mbetur pas rivalit të tij, Ronaldo, pas kalimit të tij nga La Liga në Ligue 1.

Të ngjashme