Futbollisti i njohur, Cristiano Ronaldo, është gjithmonë shumë i komentuar për dukjen e tij dhe stilin e jetesës.
Ai është i rregullt ndaj ushtrimeve me orë të zgjatura gjatë ditës, duke bërë kujdes të mjaftueshëm në ushqim – vetëm e vetëm që të ketë një fizik të shkëlqyer.
Së fundmi, Ronaldo publikoi në rrjetin social Instagram një video nga rutina e tij e kardios në mëngjes.
Ajo çfarë ra në syrin e fansave ishte modeli i ri i flokëve, pasi 35-vjeçari ka vendosur t’i shkurtojë në masë më të madhe, thuajse tullac.
“Suksesi në jetë nuk matet nga sa arrini, por nga pengesat që kapërceni”, shkroi portugezi në mbishkrimin e këtyre postimeve.
Foto: Cristiano Ronaldo/Instagram
Futbollisti duket mirë dhe shëndetshëm pas betejës së tij me virusin COVID-19, dhe tani është gati t’i rikthehet stërvitjeve.