Cristiano Ronaldo s’do luajë as ndaj Danimarkës?

Prishtinë | 30 Sht 2026 | 19:00 | Nga Ekonomia Online

Cristiano Ronaldo nuk do të luajë as në ndeshjen e nesërme ndaj Danimarkës. Megjithatë, mes kapitenit të Portugalisë dhe trajnerit Jorge Jesus nuk ka asnjë problem.

Ronaldo do të vazhdojë stërvitjet me skuadrën dhe pritet të jetë i gatshëm për sfidën e së dielës ndaj Norvegjisë.

Jesus ka sqaruar se Ronaldo thjesht kërkoi qartësi për rolin e tij në ekip, ndërsa theksoi se fokusi i Portugalisë është te ndeshja ndaj Danimarkës.

“Unë nuk kam vetëm një lojtar. Kam 23 lojtarë. Misioni ynë është të fitojmë Ligën e Kombeve”, deklaroi Jesus.

Të ngjashme