7 gola në 3 ndeshjet e fundit – Ronaldo ka statistika mbresëlënëse kundër Bayern Munich.
Real Madrid dhe Bayern Munich, që edicionin e kaluar u përballen në çerekfinale të Ligës së Kampionëve, këtë edicion do të përballen në gjysmëfinale, shkruan Gazeta Express.
Rreziku kryesor për Bayernin do të jetë nga pesë herë më i miri në botë, Cristiano Ronaldo.
Ai ka shënuar shtatë gola në tri ndeshjet e fundit – nëntë në gjashtë paraqitje në total kundër Bayern Munich.
Kurse në dy ndeshje në çerekfinale edicionin e kaluar, portugezi i shënoi plot pesë gola Bayernit.
Aktualisht, Ronaldo është golashënuesi më i mirë në Champions me 15 finalizime