Sulmuesi i Stoke City, Peter Crouch, ka bërë histori mbrëmë ndaj Brighton & Hove Albion.
Crouch vendosi rekord në Premier Ligë si lojtari që është futur më së shpeshti në fushë nga banka rezervë.
Sulmuesi anglez u fut në lojë të hënën mbrëma në minutën e 73-të në ndeshje kundër Brighton & Hove Albion, duke e zëvendësuar Xherdan Shaqirin.
Kjo ishte plot hera e 143-të në karrierën që Crouch futet në lojë nga banka e rezervistëve.