Çrregullimet në oraret e gjumit ndikojnë në problemet shëndetësore

Prishtinë | 23 Mar 2019 | 09:19 | Nga Ekonomia Online

Gjatë ditëve të pushimit të gjithë preferojnë të fikin alarmin dhe të flenë disa orë shtesë.

Por një studim i kohëve të fundit se jeni duke bërë vetë më shumë dëm sesa mirë. Kjo tingëllon e çuditshme sepse dimë që gjumi i pamjaftueshëm është i lidhur me një sërë pasojash shëndetësore, duke përfshirë çështje metabolike, çrregullime ankthi, sëmundje të zemrës, presion të lartë të gjakut dhe madje edhe atak në zemër.

Marrja e sasisë së duhur të gjumit është gjithashtu e rëndësishme për shëndetin e trurit tuaj. Nuk duhet të flini më shumë dhe pse keni kohë të lirë dhe mundeni ta bëni.

Studiues nga Universiteti i Kolorados Boulder kërkuan të rriturit e të rinj të shëndetshëm për të marrë pjesë në një studim të gjerë të gjumit, botuar kohët e fundit në “Current Biology”, i përbërë nga tre grupe.

Grupi i parë flinte nëntë orë çdo natë, grupi i dytë u lejua vetëm pesë orë çdo natë, dhe grupi i tretë flinte pesë orë për pesë net, por u lejua të flinin aq sa donin për dy netët e ardhshme në fundjavë, pasuar nga dy net të rregullta me pesë orë gjumë.

Në të dyja grupet ku pjesëmarrësit bënin gjumë të pamjaftueshëm, ata kishin më shumë gjasa të hanin më shumë gjatë darkës dhe në këtë mënyrë të shëndosheshin. Grupi i cili kishte gjumë të pamjaftueshëm gjatë javës, por fjeti në fundjavë, nuk hanin më shumë në ditët që flinin nga 9 orë.

Por kur java me 5 orë gjumë rifilloi ata filluan të hanin shumë më shumë duke shkaktuar një shtim të madh ne peshë. Me shumë se dy grupet e para.

Ushqimi shtesë nuk është arsyeja e vetme që njerëzit që kanë oraret e çuditshme të gjumit fitojnë peshë. Ekzistojnë një mori faktorësh, duke përfshirë sasinë e kohës që duhet të fle nëse dëshironi të humbni peshë, si dhe efektin e gjumit në prodhimin e insulinës së trupit tuaj.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme