Juan Cuadrado ka vuajtur një lëndim në ndeshjen me Kolumbinë dhe është kthyer te Juventusi për kontroll.
Anësori luajti ndaj Kinës në fitoren 4-0, ndërsa ndjeu dhimbje në muskulin e këmbës së majtë.
Trajneri Jose Pekerman i ka dhënë leje Cuadrados që të kthehet në Torino.
Ai do t’i bëjë disa testet për ta kuptuar shkallën e lëndimit.
Bianconerët do të përballen me Sampdorian si mysafir të dielën pasdite.
Juventusi është i dyti në renditje pas Napolit me një pikë më pak.