Nuk kanë fund idetë kreative të çifteve shqiptare kur bëhet fjalë për ditën e tyre të dasmës.
Mesa duket sëfundmi nuk preferohen më makinat e shtrenjta apo luksoze për të marrë nusen, por gjithçka tjetër e “pazakontë”, për ta bërë dasmën e tyre sa më të veçantë.
Kështu ka ndodhur edhe me një tjetër çift, këtë herë nga një fshat i Korçës.
Ndryshe nga “rivalët” e mëparshëm, dhëndri ka zgjedhur që nusen ta marrë me një trailer të verdhë, të stolisur me lule, shami e shirita dhe i ndjekur pas nga trailera të tjerë me ngjyrë të bardhë dhe të zbukuruar gjithashtu.
Një tjetër detaji që spikat është dhe targa e trailerit kryesor, ku ndodhen nusja dhe dhëndri, që mban mbishkrimin “Urime çiftit”.
Ky nuk është rasti i parë i këtij lloji në vendin tonë, pasi vetëm muajt e fundit në redaksinë e tvklan.al kanë ardhur mjaft raste të veçanta e të pazakonta, ku shpalosen idetë më të “çmendura” të çifteve që duket sikur konkurojnë njëri-tjetrin.