Pejë: Vjehrri rrah nusen e djalit, e bën për spital

Prishtinë | 23 Kor 2019 | 12:38 | Nga Ekonomia Online

Policia në Pejë ka njoftuar se mbrëmë rreth orës 22:00 është arrestuar i dyshuari mashkull pasi që pas një mosmarrëveshje në familje ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e djalit të tij.

Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe së njëjtës i është ofruar ndihmë mjekësore.

Me dëshirën e saj, ajo më pas është kthyer në shtëpi te bashkëshorti i saj.

Ndërsa pas intervistimit, me vendim të prokurorit kujdestar i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme