Erdogani dëshmitar në dasmën e Ozilit

Prishtinë | 08 Qer 2019 | 10:48 | Nga Ekonomia Online

Futbollisti i njohur gjermano-turk, Mesut Ozil, ish-lojtari i kombëtares gjermane u martua me miss-in turk, Amine Gülse.

Presidenti turk, Erdogan ishte dëshmitar në kurorëzimin e martesës së Ozilit. Gjysmë ore qëndroi presidenti turk, njoftoi agjencia Anadolu, por koha mjaftoi për kurorëzimin e Ozilit, përcjell DW.

Në mediat sociale Ozil ka bërë të ditur se do t’u mundësojë operacionet 1000 fëmijëve të sëmurë.

Verën e kaluar Ozil ndezi debat në Gjermani, pas publikimit të një fotoje të tij e lojtarit tjetër, Ilkay Gündogan bashkë me Erdogan. Ai dha dorëheqjen nga kombëtarja gjermane duke folur “për racizëm dhe mungesë respekti“.

Image
Fjalë Kryesore:

Të ngjashme