Shtime: Arrestohen dy burra, njëri gjuan me armë për ditëlindjen e tij, tjetri në një dasmë

Prishtinë | 05 Gus 2018 | 13:00 | Nga

Dy burra në dy raste të ndara janë arrestuar nga policia në qytezën e Shtimes.

Në fshatin Reçak rreth orës 22:00 është arrestuar i dyshuari i cili kishte shtjer me armë zjarri me rastin e ditëlindjes së tij, njofton policia, përcjell Klan Kosova.

“Ai ka pranuar dhe vullnetarisht ka dorëzuar armën me gaz të llojit; “EKOL-Aras Magnum “, me tre fishek. Pas intervistimit me vendimin e prokurorit është liruar dhe rasti mbetet të hetohet”, thuhet në raport.

Rasti i dytë ka ndodhur në Gjurkovc t ky i dyshuari ka shtjer me armë me gaz të llojit “EKOL-Aras Magnum” të cilën e ka dorëzuar në polici bashkë me tre fishek.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme