Çuditet ambasadori gjerman: Kosova rast unik, e vetmja që s’e voton Projektligjin për Rimëkëmbje

Prishtinë | 30 Sht 2020 | 21:20 | Nga Ekonomia Online

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka kritikuar Kuvendin e Kosovës për mos votimin e Projektligjit për Rimëkëmbjen e Ekonomike, duke thënë se ky është një rast unik në Evropë.

“Është mjaft zhgënjyese dhe për njohuritë e mia është një rast unik në Evropë për të parë që për herë të 5-të në asamblenë e Kosovës nuk kishte asnjë marrëveshje për Projektligjin për rimëkëmbjen ekonomike”, ka thënë ai.

Rohde përmes një postimi në Twitter ka shkruar se duhet urgjentisht që të arrihet një frymë kompromisi për qytetarët e Kosovës.

“Ajo që u duhet urgjentisht të gjithë palëve të interesuara është fryma e kompromisit. Qytetarët e Kosovës me të drejtë e presin atë”, thuhet tutje në postimin e ambasadorit.

Kuvendi i Republikës së Kosovës ka dështuar qe disa muaj të kalojë projektligjin për Rimëkëmbje Ekonomike. Koalicioni qeverisës nuk ka arritur të sigurojë 61 vota, dhe disa herë nuk ka pasur madje as kuorum për të votuar.

Të ngjashme