Cunami vret 168 persona në Indonezi

Prishtinë | 23 Dhj 2018 | 08:35 | Nga Ekonomia Online

Si pasojë e një cunami të fuqishëm në ishujt Java dhe Sumatra të Indonezisë, të paktën 168 persona kanë humbur jetën.

Zyrtarët indonezian besojnë se cunami është shkaktuar nga një shpërthim vullkanik nënujorë, shkruan Euronews.

Gjithashtu qindra njerëz kanë mbetur të lënduar nga erërat e fuqishme të cilat kanë rezultuar në përmbysje.

Kjo fatkeqësi natyrore erdhi pas një cunamit në Oqeanin Indian të vitit 2014, ku si pasojë humbën jetën 226 mijë njerëz, duke përfshirë më shumë se 120 mijë viktima në Indonezi.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme