“Curri” lirohet nga paraburgimi

Prishtinë | 11 Tet 2019 | 16:11 | Nga Ekonomia Online

Ismet Osmani, i njohur si “Curri” është liruar nga paraburgimi.

Këtë për lajmi.net e ka konfirmuar edhe avokati i tij, Alban Arifi.

“Kanë pushuar arsyet e arrestimit të tij, ndërkaq ai është liruar”, ka thënë Arifi.

Osmanit masa e paraburgimit nuk do t’i zëvendësohet me ndonjë masë tjetër, as atë të arrestit shtëpiak.

Ismet Osmani – Curri, bashkë me disa persona të tjerë dyshohet për veprën penale të fajdes.

Ata u arrestuan kohë më parë nga Policia e Kosovës. 

Të ngjashme