Cvijanoviq pas takimit me Stoltenberg: Një mesazh i qartë u dërgua nga Republika Srpska

Prishtinë | 20 Nën 2023 | 12:32 | Nga Ekonomia Online

Anëtarja serbe e Kryesisë së Bosnjës dhe Hercegovinës, Zheljka Cvijanoviq ka pretenduar se “takimi i anëtarëve të Presidencës me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s Jens Stoltenberg ishte një mundësi për të shprehur pikëpamjet e tyre dhe se ata morën mesazhe nga ai se gjithçka që ndodh në BeH duhet të zgjidhet në nivel vendor”, raporton televizioni i Republikës Serbe, RTRS.

Pas darkës së punës me Stoltenbergun, Cvijanoviq ka deklaruar se tema e takimit nuk ishte anëtarësimi i BH-së në NATO dhe se Stoltenberg kishte thënë se është çështje e vendosmërisë së secilit vend, se NATO kurrë nuk ushtron presion

“Nuk ka qenë fare temë, përveç komenteve të Sekretarit të Përgjithshëm, se është çështje e përcaktimit të secilit vend, se NATO asnjëherë nuk i bën presion dikujt që të bëhet anëtare dhe se ne pajtohemi që BeH ka kushtet e paplotësuara dhe se një gjë e tillë nuk mund të ndodhte menjëherë”, ka thënë ajo.

Ajo gjithashtu ka pretenduar se “ajo ia ka bërë të qartë Stoltenbergut se Republika Serbe nuk do të lejojë” që Bosnja dhe Hercegovina të anëtarësohet në NATO.

Të ngjashme