D+: Gjykata Themelore në Ferizaj me performancën më të lartë në cilësinë e shërbimeve

Prishtinë | 13 Gus 2018 | 15:10 | Nga Besiana Dauti Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Është bërë prezantimi i gjetjeve të raporteve “Vlerësimi i Qytetarëve mbi Shërbimet e Gjykatave Themelore” dhe “Cilësia e shërbimeve të ofruara nga gjykatat themelore të Kosovës – sipas vlerësimit të avokatëve”.

Këto hulumtime janë të dizajnuara dhe ndërmarrë nga Demokracia Plus për t’i mbledhur pikëpamjet e qytetarëve për performancën e 7 gjykatave themelore të Kosovës, raporton Ekonomia Online.

Hulumtimi ka për qëllim që t’iu ofrojë informata gjykatave për përmirësim të efikasitetit dhe reputacionit të tyre para qytetarëve.

Roberta Osmani, nga Demokracia Plus, ka bërë prezantimin e gjetjeve të hulumtimit ku në bazë të vlerësimit të qytetarëve mbi shërbimet e Gjykatave Themelore, Gjykata Themelore e Ferizajt është top performuesi në cilësinë e shërbimeve për qytetarë duke udhëhequr në dy kategori si Qasja në Informata dhe Efikasiteti dhe Paanësia.

Kjo gjykatë gjithashtu listohet mirë në kategorinë e tretë të matur, me një frekuencë të ulët të mitos së raportuar në krahasim me gjykatat e tjera.

Si gjykata me performancën më të ulët, sipas respodentëve të hulumtimit, ishte Gjykatave Themelore në Mitrovicë.

Ndërsa, respodentët në Gjykatën Themelore në Prizren raportohet t’u është kërkuar mito më shumë se dyfishi i të gjithave gjykatave së bashku, raporton EO.

Brian Martalus, nga USAID-i në Kosovë, tha se gjykatat duhet të punojnë me shumë që ta rritin besimin e qytetarëve në sistemin e drejtësisë.

“Sundimi i ligjit është në mesin e prioritetit më të lartë të qeverisë së Kosovës, ky u përgjigjet qytetarëve të zakonshëm, ata kërkojnë sistemin gjyqësor efektiv e transparent dhe ne si USAID vazhdojmë të jemi partnerë me gjykata”, tha Martalus.

“Ne kemi qenë dëshmitarë të përmirësimeve të vazhdueshme të gjyqësorit dhe rritjen e numrit të gjyqtarëve dhe qeveria ka ndihmuar që të angazhojë më shumë gjykatës për kokë banori”, tha ai.

“Gjykatat duhet të ofrojnë shërbime cilësore për qytetarët, t’i trajtojnë ata me dinjitet e respekt dhe të fitojnë besim në sundimin e ligjit. Ky është standardi që duhet të aspironi”, tha Marlaus.

Ai shtoi se gjyqësori ka arritur progres të vazhdueshëm duke zgjidhur lëndë të pazgjidhura për një kohë të gjatë, por sipas tij, ende ka shumë punë për të bërë.

Andrew Boname, udhëheqës i Programit për Fuqizim të Sistemit të Drejtësisë, tha se anketat e tilla duhet të përsëriten edhe viteve të ardhshme, pasi që kjo ndihmon më mirë për të parë kënaqshmërinë e qytetarëve ndaj gjykatave dhe sistemit gjyqësor.

“Inkurajoj që gjykatat të jenë më efikase dhe të shihen nga qytetarët”, tha ai.

Të ngjashme