D4D identifikon mbi 2 600 postime me gjuhë të urrejtjes e me përmbajtje të pavërteta

Prishtinë | 31 Gus 2022 | 15:49 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Instituti D4D ka mbajtur tryezën me titullin “Ndikimi lajmeve të publikuara nga portalet dhe rrjetet sociale në jetën e qytetarëve”, me ç’rast u shpalosën statistika rreth kësaj teme, raporton Ekonomia Online.

Rrezarta Krasniqi, drejtoresh ekzekutive në D4D tha se për tre muaj të monitorimit më shumë se 2 600 postime kanë çrregullim të informacionit, gjuhë të urrejtjes, fjalime të nxjerra nga përmbajtja, si dhe postime të shumta me përmbajtje të pavërteta.

“Gjatë këtyre 3 muajve, prill-qershor, kemi vërejtur më shumë se 2 600 artikuj apo postime, që kanë çrregullim të informacionit, gjuhë të urrejtjes, fjalime të nxjerra nga përmbajtja, si dhe postime të shumta me përmbajtje të pa vërteta. Përqindjen më të lartë e kanë artikujt me tituj të ekzagjeruar”.

“Theks të veçantë i kemi kushtuar gjuhës mizo gjene ndaj grave, që është përdorur nga përfaqësuesit e institucioneve. Kjo gjuhë është përdorur edhe në kuvend nga deputetët”.

Daorsa Kica-Xhelili, kryetare e Komisionit për Media, në Kuvendin e Kosovës tha se shumë herë ndryshimet ligjore bëhen pa një konsensus shoqëror.

Sipas saj, ndryshimet duhet të bëhen në ruajtje të integritetit të informacionit dhe që nuk e dëmtojnë lirinë e shprehjes dhe lirinë e mediave, raporton EO.

“Zakonisht janë pushtetarët që në emër të lirive të të drejtave të njeriut, në emër të lirisë së medias, në emër të informacionit, ndryshojnë ligje pa një konsensus shoqëror”.

“Duhet të bëjmë ndryshime në legjislativ të cilat ndikojnë pozitivisht në ruajtjen e integritetit të informacionit dhe që nuk e dëmtojnë lirinë e shprehjes dhe lirinë e mediave”.

Të ngjashme