Daçiç: U konfirmua ajo që thoshte Serbia se UÇK-ja është organizatë kriminale

Prishtinë | 16 Sht 2026 | 16:54 | Nga Ekonomia Online

Ivica Daçiç, zëdhënësi i Kasapit të Ballkanit, Sllobodan Millosheviç, aktualisht Ministër i Punëve të Brendshme të Serbisë, ka thënë se me dënimin e ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës nga Gjykata Speciale, “u konfirmua ajo që thoshte Serbia se UÇK-ja është organizatë terroriste.

“Aktgjykimi dënues ndaj Hashim Thaçit, Jakup Krasniqit, Kadri Veselit dhe Rexhep Selimit para Dhomave të Specializuara në Hagë përbën një konfirmim të qartë, ndonëse të vonuar, të asaj që Serbia dhe populli serb e kanë thënë me zë të lartë për më shumë se një çerek shekulli – se UÇK-ja ishte organizatë kriminale dhe terroriste. Ky është një dëshmi juridike se liderët e saj më të lartë politikë dhe ushtarakë janë personalisht përgjegjës për mizoritë, vrasjet, rrëmbimet dhe torturat brutale ndaj popullit tonë në Kosovë”, ka propaganduar Daçiç.

Madje, zëdhënësi i Millosheviç-it, ka thënë se krerët e UÇK-së duhet të dënoheshin edhe për krime kundër njerëzimit.

“Si shtet dhe popull që ka pësuar sakrifica të mëdha, nuk mund të jemi plotësisht të kënaqur me këtë aktgjykim. Fakti që trupi gjykues i hodhi poshtë pikat e aktakuzës që lidhen me krimet kundër njerëzimit përbën një manovër politike skandaloze dhe një fyerje të drejtpërdrejtë për të gjitha viktimat e pafajshme”, vazhdoi propagandën.

Të ngjashme