Daçiq: Bashkësia ndërkombëtare fajtore që Kosova nuk po i zbaton marrëveshjet

Prishtinë | 16 Gus 2017 | 16:58 | Nga

Ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiq, ka thënë sot në seancën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së për Kosovën se Asociacioni i Komunave më shumicë serbe duhet të formohet sa më shpejt.

Daçiqi ka thënë, se është mos sukses i bashkësisë ndërkombëtare që Kosovën ta kthej në gjendje stabile politike, sociale e fusha të tjera, shkruan lajmi.net.

Si edhe çdo herë, Daçiq ka fajësuar institucionet e Kosovës për mos zbatimin e marrëveshjeve të arritura në Bruksel, ndërsa Serbia sipas tij është e përkushtuar në ruajtjen e paqes në rajon.

Tutje ai ka folur edhe për kthimin e serbëve, të larguara nga lufta e fundit në Kosovë, por ka thënë se nuk ka siguri të duhur që ata të jetojnë në shtëpitë e lëna mbas.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme