Daçiq fillon sulmin në ditën e parë të 2023-ës: Presim tërheqje të reja të njohjeve të Kosovës

Prishtinë | 01 Jan 2023 | 12:21 | Nga Ekonomia Online

Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq, ka thënë sot se një nga prioritetet në e viti 2023 do të jetë vazhdimi i politikës lidhur me tërheqjen e njohjeve të Kosovës.

“Ne presim që në javët e para të këtij viti të ketë një shtet të dhjetë që do ta tërheqë njohjen”, tha Daçiq për TV Prva.

Ai tha se janë 18 vende që kanë tërhequr njohjen dhe deri më tani janë nëntë që nuk janë publikuar emrat e tyre, pra ky do të ishte i dhjeti, pra “do të ishte vendi i 28-të që do të tërhiqte njohjen. ” tha ai.

Plani franko-gjerman / Më në fund shpaloset plani franko-gjerman: Nuk ka njohje, por është shumë afër njohjes
“Sigurisht që nuk do ta zgjidhë problemin, por krijon njëfarë pavarësie politike, në mënyrë që të mos varemi nga fuqitë e mëdha”, tha ai.

Daçiq tha se për këtë po i bëhet presion ndaj presidentit Aleksandër Vuçiq sepse, siç shtoi ai, “ata e dinë se cilat janë “vijat tona të kuqe”.

Siç tha ai, “vija e kuqe” e Serbisë është se nuk do të diskutojë më për Bashkimin e Komunave Serbe, d.m.th. nuk do të diskutojë më për çështjet tashmë të dakorduara mes Kosovës dhe Serbisë si dhe do të bëjë presion mbi Islandën për të penguar që në rend të ditës të hyjë kandidatura e Kosovës.

Të ngjashme