Ministri i jashtëm serb, Ivica Daçiq, ka thënë se Kosova ka shpallur në mënyrë të njëanshme pavarësinë, por nuk mund të vendosë për demarkacionin në të njëjtën mënyrë, pasi sipas tij ka disa gjëra që nuk mund të bëhen në këtë mënyrë.
“Nuk ka asnjë hap në këtë drejtim derisa të arrihet një marrëveshje”, tha kryediplomati serb në një konferencë shtypi.