Daçiq: Kosova do të anëtarësohet në INTERPOL, por jo edhe në UNESCO

Prishtinë | 27 Kor 2017 | 12:54 | Nga

Situata me anëtarësimin e Kosovës në Interpoli është më e komplikuar nga pranimi në UNESCO. Është e qartë se Kosova për anëtarësim në UNESCO nuk i ka më shumë se dy të tretat e votave, ndryshe në lidhje me anëtarësimin në Interpol”, thotë Ministri i Jashtëm serb Ivica Daçiq.

Ai tha se nesër do të takohet me homologun e tij, Ministrin e policisë Nebojsha Stefanoviq, për të diskutuar anëtarësimin e Kosovës në Interpol, sepse problemi është në juridiksionin e Ministrisë së Brendshme.

“Një mbledhje e rëndësishme e Interpolit mbahet në shtator në Kinë. Përveç Kosovës, anëtarësim kanë kërkuar edhe Palestina dhe Ishujt Solomon. Si mund të themi, votoni për Palestinën, por jo edhe për Kosovën”, shpjegon Daçiq.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme