Daçiq në KS kërkon nga Kosova heqjen e taksës, për të rinisur dialogun

Prishtinë | 31 Tet 2019 | 22:40 | Nga Ekonomia Online

Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq, ka thënë gjatë seancës së Këshillit të Sigurimit të OKB-së për Kosovën se vendi i tij është i gatshëm të rifillojë bisedimet e ndërprera me Prishtinën zyrtare nëse kjo e fundit do të heqë dorë nga taksat e vendosura një vit më parë ndaj mallrave serbe.

Ai kujtoi futjen e taksave 100 për qind të mallrave serbe dhe theksoi se “Prishtina mori një vendim të tillë pas votimit të pasuksesshëm në Interpol”.

“Me gjithë dënimin e bashkësisë ndërkombëtare, ato kanë qenë në fuqi për një vit. Dëmi është disa qindra milionë dollarë dhe po rritet çdo ditë,” tha kreu i diplomacisë serbe.

Ish- Qeveria Haradinaj ka vendosur në nëntor të vitit të kaluar masën 100 për qind ndaj mallrave serbe, duke thënë se një vendim i tillë nuk o të tërhiqet derisa Beogradi të mos e njohë Kosovën shtet të pavarur dhe sovran.

Të ngjashme