Daçiq: Nëse e tradhtojmë Rusinë, Kosova hyn në OKB

Prishtinë | 31 Tet 2016 | 11:11 | Nga

Zëvendëskryeministri serb, Ivica Daçiq ka thënë se vendosja e sanksioneve dhe të kthyerit shpinën Rusisë, si vend mik do të ishte krejtësisht shkatërruese, humbëse si dhe politikë tradhtare dhe me këtë sipas tij, do t`i hapej dera Kosovës që të bëhet anëtare me të drejta të plota e Kombeve të Bashkuara.
Këto komente, krye-diplomati serb i bëri në një intervistë për gazetën serbe “Veçernje Novosti”.

I pyetur se nëse miqësia e Serbisë me Moskën është shkak se pse Serbia nuk hap kapitujt negociues për anëtarësim në Bashkimin Evropian, ai ka deklaruara se kjo është gënjeshtër dhe se “kapitujt do të hapen kur vendet e BE-së të vlerësojnë se ka përparim në negociatat Beograd – Prishtinë”.

Ndërsa duke folur për dialogun me Prishtinën ai ka thënë ” Ne jemi të hapur për dialog dhe për të kërkuar zgjidhje.”

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme