Republika e Palauit po rishqyrton çështjen e njohjes së pavarësisë së Kosovës.
Kështu ka njoftuar sot zëvendëskryeministri njëherësh ministër i Punëve të Jashtme të Serbisë Ivica Daçiq.
Këtë kryediplomati serb e tha gjatë një konference për media pas takimit që pati me presidentin e Palauit, Tommy Esang Remengesau.
Republika e Palauit kishte njohur Kosovën më 9 mars të vitit 2009.
Sipas mediave serbe, deri më tani, 12 vende kanë tërhequr njohjen e Kosovës si: Madagaskari, Unioni i Komoros, Grenada, Dominika, Surinami, Liberia, Sao Tome dhe Principe, Guinea-Bissau, Burundi, Papua Guinea e Re, Lesoto dhe Ishujt Solomon.