Platforma e hartuar nga Qeveria e Kosovës për dialogun me Serbinë ka shkaktuar reagime të ashpra në Serbi.
Pas Marko Gjuriqit, ka reaguar edhe ministri i Jashtëm serb, Iivica Daçiq.
Ai e ka quajtuar këtë platformë si një letër pa kurrfarë vlere, transmeton lajmi.net.
Ministri serb e krahason këtë platformë me një gazetë.
“Ata mund ta miratojnë, është letër për përdorim të brendshëm. Mund ta vendosin në derën e Qeverisë së Kosovës si një gazetë ditore. Platforma është e parëndësishme, dhe ne e dimë shumë mirë se çfarë duan ata nga fillimi”, tha Daçiq.
Mediat serbe sot raportuan se nëse një platformë e tillë miratohet në Kuvendin e Kosovës, atëherë Serbia do të tërhiqej nga dialogu.
Gjuriq theksoi gjithashtu sot se dialogu nuk ka asnjë kuptim, nëse rezultatet paracaktohen.