Daçiq: Plani franko- gjerman e merr punë të kryer pavarësinë e Kosovës, s’mund ta pranojmë

Prishtinë | 06 Nën 2022 | 09:18 | Nga Ekonomia Online

Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq, ka thënë se propozimi franko-gjerman është i papranueshëm për Beogradin, raporton “Novosti”.

“Ne duam të flasim dhe të tregojmë vazhdimisht se jemi konstruktiv, por nuk mund t’i nënshkruajmë ato marrëveshje të paqarta. Konkluzioni nga seanca e Këshillit të Sigurisë Kombëtare është se ai propozim është i papranueshëm për ne dhe të gjithë votuan njëzëri ashtu. Nuk na jep mundësi të flasim, sepse për ne është e papranueshme baza nga e cila nis që Kosova është shtet i pavarur”, deklaroi Daçiq.

Derisa u pyet se cili do të jetë reagimi i Serbisë karshi presionit ndërkombëtar për raportet me Kosovën, Daçiq tha se “nuk do të kemi një zgjidhje që do të ishte ideale për ne”.

“Duhet të dimë se kurrë nuk do të kemi një zgjidhje që do të ishte ideale për ne. As për Prishtina nuk do të marrë këtë, por ajo nuk më intereson. Jemi në një hapësirë ku nuk ka zgjidhje ideale dhe ku duhet të matemi me kujdes se çfarë mund dhe çfarë nuk mund të pranojmë, pa rrezikuar interesat tona”, tha Daçiq.

Të ngjashme